Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, vlerëson se referendumi për ndryshimin e emrit është i panevojshëm, ndonëse thotë se subjekti i tij do të mbajë mbledhje për të ndërtuar qëndrimin sa i përket daljes në referendum.
Në një intervistë për Alsat, Sela duke folur për ndryshimet kushtetuese ai vlerëson se ka ardhur koha kur shqiptarët në aktin më të lartë juridik të barazohen me maqedonasit duke hequr kështu përcaktimin 20 %.
“Çfarëdo që të jetë rezultati i referendumit, përsëri janë deputetët dhe parlamenti që duhet të vendosin në lidhje me marrëveshjen për emrin me Greqinë”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Sela: Na thonë që kemi shoqëri të përbashkët, s’kemi asnjë rrugë me emër shqiptar
-
Në mungesë të epilogut për emrin, Maqedonia rrezikon ndarjen
-
Qytetarët e Maqedonisë me mendime të ndryshme për referendumin
-
Zaev e Ahmeti flasin pas referendumit
-
Qytetarët maqedonas mblidhen para Kuvendit, thonë se s’ka nevojë të ndryshohet emri