Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur sot të marrë vendim për rezolutën e kërkuar nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit.
Deputeti i pavarur Korab Sejdiu, ka thënë sot se hoqi dorë nga diskutimi për rastin Dehari pasi ka eskaluar situata.
Ka thënë se e ka bërë këtë veçanërisht edhe pasi ministrja Hoxha ka fyer deputetët në shtëpinë e tyre dhe nxiti dhunë.
Postimi i plotë i Sejdiut në Facebook:
Familja Dehari, i ndjeri Astriti, dhe qytetarët që mbahen padrejtësisht në paraburgim meritojnë nga ne zgjidhje, e jo gladiatorë parlamentar. Unë sot në fund hoqa dorë nga diskutimi i im sepse në situatën e eskaluar, nuk ia vlente më të flitej - veçanërisht kur një ministre fyen deputetët në shtëpinë e tyre dhe nxitë dhunë. Çështjen për të cilën planifikova të flisja sot, dhe zgjidhjen që deshta ta propozoj lidhur me keqpërdorimin e masës së paraburgimit do ta trajtoj në një rast tjetër. Ju falenderoj për mirëkuptim!
-
Tensione, përleshje e akuza përcjellin interpelancën për vdekjen e Deharit
-
Kuvendi nuk e voton rezolutën e Kurtit për vdekjen e Deharit
-
Kurti bashkë me ministra insistojnë se Dehari u vra në burg
-
Konjufca: Kurti po heq dorë nga fjala e tij, t’i tejkalojmë këto ditë të vështira
-
Berisha e Haxhiu përplasen në Kuvend për rastet e Astrit e Arbënor Deharit