Sejdi Hoxha ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së PDK-së në Drenas.
Hoxha në arsyetimin e tij në Facebook ka thënë se PDK-ja në qendër ka injoruar dhe neglizhuar situatën e krijuar në Drenas, duke mos e trajtuar me seriozitet atë.
Dega e PDK-së në Drenas kishte emëruar Driton Ajazin si kandidat për kryetar të Drenasit në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, por nga niveli qendror i PDK-së është kundërshtuar kjo, duke thënë se Ramiz Lladrovci do të jetë kandidat.
“Të nderuar qytetar dhe simpatizant të PDK-së, edhe pse isha i gatshëm te jap gjithçka nga vetja ime për ta mbajtur degën unike dhe të fuqishme kjo rezultojë të jetë e pa mundur, sepse ka shumë probleme të cilat i tejkalojnë kompetencat e mia si kryetar i degës, dhe për pasoje erdhi deri të shpërthimi i shumë pakënaqësive të cilat tash më janë të njohura për opinionin. PDK në qendër e ka injoruar dhe e ka neglizhuar situatën e krijuar në Drenas duke mos e trajtuar me seriozitetin që e meriton, prandaj edhe duhet ta mbaj pjesën e përgjegjësisë për këtë situatë. Me qenë se problemet aktuale në degë tejkalojnë kompetencat e mia politike, unë në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë nuk do të lejoj qe dega të ndahet pak muaj para zgjedhjeve lokale, sepse kjo do të ju shërbej vetëm konkurrenteve tonë politik dhe askujt tjetër. Prandaj si zgjidhje e vetme e imponuar pa dëshirën time kam marrë vendim që të jap dorëheqje të pa revokueshme nga pozita e kryetarit të degës në Drenas. Ju jam falënderues dhe mirënjohës mijëra aktivisteve të PDK-së me të cilët kam punuar në këto dy vite, përulem me respekt para kontributit të tyre. Në të njëjtën kohë i njoftoi ata që PDK mbetet adresa ime politike, do të vazhdoi të jap kontributin tim në Këshillin Drejtues, të punoj për ta ngritur dhe për ta fuqizuar PDK-në ashtu siç e dëshirojnë qindra e mijëra aktivist dhe simpatizant të PDK-së në mbarë vendin. Lidershipi i PDK-së nuk duhet të shantazhohet para asnjë individi kush do qoftë ai, çdo vendim i marrë nën presion apo shantazh është vendim jo i drejtë dhe i dëmshëm për partinë, si dhe lëkund besimin e strukturave dhe të qytetarëve tek lidershipi i PDK-së. Lidershipi i PDK-së nuk duhet t’i ndalë por duhet t’i vazhdoj reformat e nisura nga Kryetari Kadri Veseli, PDK nga ato reforma kishte grupin më të mirë parlamentar ky vlerësim ishte dhënë edhe nga opinionist, OJQ të ndryshme si dhe oponent tonë politik. Ata individ që erdhën si reformë e re në parti dhe treguan sukses edhe sot duhet të ruhen dhe vlerësohen, e jo të nënçmohen e të harrohen. Besoj fuqishëm në kthimin e shpejtë të liderëve tonë nga Haga, kthimi i tyre do të krijoj stabilitet më të madh politik dhe do ta fuqizoj PDK-në, do të krijoi mundësi të barabarta për të gjithë, duke respektuar kontributin dhe meritokracin e secilit individ”, ka shkruar Hoxha në Facebook.
-
Lladrovci sfidon partinë e tij, paralajmëron kandidimin për kryetar të Drenasit
-
Rikonfirmohen përçarjet në degën e PDK-së në Drenas
-
Lladrovci emërohet ushtrues detyre i kryetarit të Degës së PDK-së në Drenas
-
Me “Dekada e Re për Drenasin”, Ajazi garon në Drenas, kritikon PDK-në për padrejtësi
-
Lladrovci sebep që pjesa më e madhe e Kryesisë së Drenasit të dalin me iniciativë qytetare