Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj priti në takim njoftues zyrtarët e ICITAP-it nga Washingtoni të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë, të udhëhequr nga zëvendës-ndihmës Drejtoresha e ICITAP-it për Evropë, Andria Simic, analistja e programit të ICITAP, Emily Leival dhe menaxherja e programi të ICITAP-it, Kimberly Riffe.
Në këtë takim u bisedua rreth kontributit dhe ndihmës së ICITAP-it dhënë MPB-së ndër vite dhe planet për të ardhmen.
Ministri kërkoi që të vazhdohet ndihma për ngritjen e kapaciteteve për zyrtarët e MPB-së nga ICITAP.
Artikuj të ngjashëm
-
Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, takon përfaqësuesit e ICITAP-it amerikan
-
Kosova pranon një donacion nga Ambasada e SHBA-së
-
Donacioni i SHBA-së për MPB –në e Kosovës
-
ICITAP vazhdon të mbështesë MPB-në e Kosovës
-
Zyrtarja amerikane vlerëson luftën e institucioneve kosovare të sigurisë kundër narkotikëve