Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ICITAP vazhdon të mbështesë MPB-në e Kosovës

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, ka pranuar nëntëdhjetë kopje të Strategjisë Shtetërore Kundër Terrorizimit dhe Planin e Veprimit 2018-2023, shtypjen e të cilave e ka financuar Departamenti i Drejtësisë/ICITAP, pranë Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë. Dorëzimin e këtyre kopjeve e bëri znj. Kimberly Riffe, menaxhere e Programit të ICITAP-it.

Me këtë rast, ministri Gashi, i cili njëherazi është edhe Koordinator Nacional i Strategjisë Kundër Terrorizmit, falënderoi ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen në hartimin e Strategjisë Kundër Terrorizmit si dhe përkrahjen vazhdueshme në fushën e sundimit të ligjit.

Departamenti i Drejtësisë/ICITAP ka marrë pjesë në hartimin e Strategjisë Shtetërore Kundër Terrorizimit dhe Planin të Veprimit 2018-2023.

Menaxherja e Programit të ICITAP, znj. Riffe u shpreh e gatshme që të vazhdojë mbështetjen në përmbushjen e obligimeve të MPB-së.