Edhe rreth 400 të rinj të certifikuar për ndërmarrësi dhe zhvillim të planeve të biznesit i janë shtuar Kosovës. Sot, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka organizuar ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave “Trajnime për ndërmarrësi dhe zhvillim të planeve të biznesit”.
Në ceremoni mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili e ka vlerësuar të suksesshëm këtë projekt të edukimit të të rinjve, të cilin e ka mbështetur MKRS-ja. Ai, me ketë rast tha se MKRS-ja vazhdon të ketë përkushtim dhe përkrahjen për fuqizimin e rinisë në Kosovës, duke u vënë bashkërisht në shërbim të komunitetit rinor dhe në funksion të implementimit të Ligjit për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë si dhe Planin e veprimit për rritjen e punësimit te të rinjve.
“Në këtë tremujor të fundit kemi arritur të mbështesim 5 organizata joqeveritare/kompani në 7 regjione të Kosovës. Përmes këtij projekti ne synojmë t’i përgatisim të rinjtë për tregun e punës përmes trajnimeve në ndërmarrësi që do të ndihmojnë të rinjtë të zhvillojnë njohurit në hartimin e planeve të biznesit”, tha ministri Gashi.
Ai tha se përmes këtyre trajnimeve/moduleve u është dhënë mundësia e përgatitjes për biznes plane të gjithë rinjve nga të gjitha komunitetet që jetojnë në vendin tonë.
-
Gashi: MKRS-ja do të jetë në shërbim të të rinjve
-
Certifikohen 200 të rinj për ndërmarrësi
-
Ministrja Dumoshi ndau 165 certifikata për të rinj nga Prishtina, të trajnuar për ndërmarrësi
-
Gashi: Duhet të shtohen projektet që kontribuojnë në rritje të punësimit
-
MKRS e DVV International me marrëveshje për aftësimin e të rinjve në teknologji informatike e ndërmarrësi