Ali Sefaj, njohës i çështjeve politike, ka thënë se mosformimi i institucioneve për 9 muaj nga partitë politike në Kosovë, është veprimi më armiqësor pas sulmit terrorist në Banjskë.
Ai ka thënë në “Konfront” të KTV-së se qytetarët duhet ta heqin Listën Serbe nga tavolina e diskutimit dhe t’u kërkojnë llogari partive shqiptare.
“Problemet që i kemi në Kosovë, përveç veprimeve kriminale që i kanë bërë ata në veri e që do të përballen me pasojat, krejt tjerat çka i kemi, i kemi bërë ne si komunitet shqiptar bashkë dhe partitë tjera nga shpallja e pavarësisë e deri sot Albin Kurti. Nuk ka përveç Banjskës, që ishte sulm ndaj Republikës së Kosovës, veprim armiqësor më të madh ndaj Kosovës sesa të lihet vendi 9 maj pa institucione. Këtë nuk e ka bërë Lista Serbe me 9 deputetë. Ne thjesht duhemi ta heqim nga tavolina Listë Serbe e t’u kërkojmë llogari të gjithë politikanëve”, ka thënë ai duke shtuar se së pari përgjegjësi duhet t’i kërkohet opozitës, pasi sipas tij po bie në “terrenin e tjetër kujt”.
(Mos)certifikimi i Listës Serbe, pasojat
(Mos)certifikimi i Listës Serbe, pasojat | LIVE në Konfront-
Sefaj: Moscertifikimi i Listës Serbe, antiligjor - në KQZ po sillen si fëmijë të marrë
-
Konjufca për dialogun: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim
-
Konjufca: Pa përgjegjësi për Banjskën dhe letrën e Bërnabiqit, s’ka as mirëbesim minimal në dialog
-
Konjufca: S’mund t’i besojmë Serbisë
-
Gashi: Rritja e numrit të ministrive u bë pa asnjë analizë paraprake