Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Seancë plenare me pyetje parlamentare të premten

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të premten do të mbajë seancë plenare, ku në rend të ditës janë pyetjet parlamentare.

Sipas njoftimit, seanca do të nisë në orën 11:00.

Ndërsa, të enjten Kuvendi i ka mbajtur dy seanca plenare. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka përsëritur thirrjen që në fshatin Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, të kryhet hetim ndërkombëtar.

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka dhënë përkrahje rezolutës së Partisë Demokratike të Kosovës, me të cilën synonte mbështetjen për Policinë e Kosovës, që në afat prej dy javësh të prezantonte para Kuvendit projektligjin për pensionimin e parakohshëm të Policisë, buxhetin e mjaftueshëm për sigurimin shëndetësore dhe të përmbushet obligimi për shtesat e rrezikshmërisë.

Artikuj të ngjashëm