Shkaku i mungesës së tre avokatëve të të akuzuarve në rastin “Toka”, në të cilin protagonist është ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, seanca e caktuar për të mërkurën [sot], ka dështuar, raporton Koha Ditore.
Avokatët Arianit Koci dhe Granit Vokshi e kanë informuar gjykatën se do të mungojnë pasi janë të angazhuar në mbrojtjen e të dyshuarve të Gjykatës Speciale.
Në rastin e njohur si “Toka”, Azem Syla dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës/ Saranda Ramaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Mungojnë dy avokatë, shtyhet gjykimi në rastin “Toka”
-
Rasti “Toka”, Azem Syla dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm
-
Dëshmitarët “formalë” të Prokurorisë
-
Dështon gjykimi për rastin “Toka”, mungojnë shumica e të akuzuarve
-
Vazhdon i mbyllur për publikun gjykimi ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve në rastin “Toka”