Institucionet e Republikës së Kosovës në legjislaturën e kaluar kanë miratuar Ligjin 05/L-132 për automjete i shpallur në Gazetën zyrtare nr.15 të datës 11 maj 2017, sipas të cilit parashihet që pas një afati kalimtar të kufizohet vjetërsia e lejuar e veturave që importohen.
Më saktësisht, deri me datën 31.12.2017, vazhdon importimi i veturave pa kufizim të vjetërsisë sipas Vendimit të Qeverisë nr.16/20 me propozim të Ministrit në detyrë të Financave, Avdullah Hoti, raporton KP.
Pas kësaj date, nga 1 janari 2018, nuk do të mund të importohen vetura më të vjetra se 10 vite dhe që nuk plotësojnë standardin EURO 4 për normat e shkarkimeve në ajër, kufizim ky i përcaktuar me ligjin për automjete.
Prandaj, qytetarët që planifikojnë të importojnë vetura duhet të marrin parasysh ndryshimin e kushteve të importit sipas ligjit të ri për automjete.
-
Nga kufizimi i moshës te standardi Euro 5, dilema të shumta për sigurinë dhe ndotjen
-
Kuvendi i thotë jo importimit të veturave më të vjetra se 10 vjet
-
Kosova mund ta rikthejë importin e veturave të vjetra
-
Në Shqipëri s’ka më import veturash “euro3”
-
Shqipëria lejon importin e veturave më të vjetra se 10 vjet