Nga ky fillim viti nuk lejohen më që të importohen vetura të përdoruara që nuk plotësojnë kushtin teknik euro 4.
Degët doganore në të gjithë vendin kanë nisur të zbatojnë vendimin e qeverisë, sipas të cilit do të lejohen të importohen vetëm automjete që i korrespondojnë vitit të prodhimit nga 2005 e këndej, transmeton VizionPlus.
Kreu i doganës së Durrësit, që mban dhe peshën kryesore të importit të automjeteve thotë se ka përfunduar procedura për të gjitha ato vetura që kishin hyrë në territorin shqiptarë gjatë viti të kaluara por që ende nuk ishin zhdoganuar
Qeveria mori një vit më parë këtë kufizim me qëllim reduktimin e ndotjes, pasi veturat e vjetra janë një ndër kontribuuesit kryesorë në këtë fenomen.
Ndërkohë për veturat me kilometrazh zero vijon kriteri për importin e tyre me kushtin teknik euro 5.
-
Shqipëria nga 1 janari ndalon importin e automjeteve që nuk përmbushin standardin ‘Euro 4’
-
Në Shqipëri hyn në fuqi vendimi për zhdoganim të makinave të prodhuara nga viti 2005
-
Shqipëria lejon importin e veturave më të vjetra se 10 vjet
-
Shqipëria heq ndalesën për import të veturave më të vjetra se 10 vjet
-
Kuvendi i thotë jo importimit të veturave më të vjetra se 10 vjet