Tiranë, 26 mars - Ka hyrë në fuqi ndryshimi në vendimin për zhdoganimin e automjeteve të vjetra. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare.
Për të gjithë ata që kanë zhdoganuar makinat e vjetra, numri i të cilave arrin 60 mijë, por nuk kanë mundur t’i regjistrojnë, kanë afat deri më 31 dhjetor për regjistrimin.
Makinat e vjetra që kanë hyrë në vend, por nuk po arrijnë të zhdoganohen për shkak të mosplotësimit të standardeve të shkarkimit të gazrave, kanë afat deri më 31 dhjetor të kryejnë procedurat.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku në 27 shkurt tha se në vend do të lejohen të hyjnë makina të vjetra të standardit “euro 4”, nga “euro 5” që parashikonte vendimi i mëparshëm.
Sipas këtyre ndryshimeve, qytetarët do të kenë mundësi të importojnë makina të prodhuara nga viti 2005. Vendimi i mëparshëm lejonte vetëm importin e makinave të prodhuara nga viti 2009.
-
Në Shqipëri s’ka më import veturash “euro3”
-
Rikthehen makinat më të vjetra se 10 vjet në Shqipëri
-
Hyn në fuqi vendimi, ndalohet importi i automjeteve me mbi 10 vjet përdorim në Shqipëri
-
Kategoritë e automjeteve që nuk do lejohen të importohen në Shqipëri
-
Edhe Shqipëria paralajmëron ndalimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vjet