Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

S’dihet kur mbahet tryeza për dialogun e brendshëm në veri

Në Mitrovicën e Veriut është zhvendosur fillimi i bisedimeve në kuadër të dialogut të brendshëm, pasi që Prishtina zyrtare ka ndaluar hyrjen në Kosovë të zyrtarëve serbë.

Tash për tash nuk dihet nëse dhe kur do të mbahet konferenca e paraparë për dialogun e brendshëm në veri të Mitrovicës, shkruajnë mediet serbe, transmeton kp.

Në këtë takim është paraparë të marrin pjesë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, sekretari i përgjithshëm i presidentit serb, Nikolla Selakoviq dhe ministri për Kulturë, Vladan Vukosavleviq.

Ky i fundit nuk ka hyrë në territorin e Kosovës edhe pse kishte arritur deri te pika kufitare Jarinje, me pretekstin se është ndaluar nga Policia e Kosovës, por kjo e fundit ka hedhur poshtë spekulimet e zyrtarit serb.