Arbëri

Lajçak mbërrin në veri, pritet nga Rakiq dhe kryetarët e komunave veriore

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është duke qëndruar në veri të Mitrovicës.

Ai aktualisht ndodhet në takim me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq dhe kryetarët e katër komunave veriore.

Takimi po mbahet pa praninë e mediave.

Jo zyrtarisht mësohet se qëllimi i vizitës së tij në veri është zbatimi i marrëveshjes për energjinë.

Mësohet se pas kësaj, Lajcak do të vizitojë Vallaqin dhe pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje./KSP