Takimi midis sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq konfirmoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të angazhuara bashkë me të gjithë liderët e Ballkanit të mbështesin sigurinë, stabilitetin dhe paqen rajonale.
Kështu e ka komentuar takimin e djeshëm Pompeo - Vuçiq, ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, raporton Tanjug, transmeton rtk.
Nga ana e tij, zyrtari i lartë amerikan, Mike Pompeo ka deklaruar pas këtij takimi se normalizimi i raporteve të Serbisë me Kosovën do ta forcojë stabilitetin dhe prosperitetin e Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor.
“Një takim dreke produktiv me presidentin Vuçiq, rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe pranimit të Serbisë në BE. Normalizimi i raporteve me Kosovën, do të forcojë stabilitetin e Serbisë, të Ballkanit Perëndimor dhe komunitetit transatlantik”, ka shkruar ai në rrjetet sociale pas takimit.
Ndërkaq, kreu i shtetit serb ka deklaruar se e kanë mbështetjen e Amerikës për heqjen e taksës së vendosur nga autoritetet kosovare në nëntor të vitit të shkuar.
-
Pompeo: Me Vuçiqin diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi; Vuçiq: E kemi mbështetjen amerikane për heqjen e taksës
-
Rubio e Vuçiqi bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi
-
Pompeo në takim me Vuçiqin: Diskutuam rëndësinë e kthimit në dialog me Kosovën
-
Çdo marrëveshje duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, thotë SHBA-ja
-
Sipas Listës Serbe, takimi Vuçiq - Pompeo “konfirmoi” se statusi i Kosovës nuk ka përfunduar