Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha qëndrimi i sekretarit të Shtetit amerikan Mike Pompeo, se për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë duhet të hiqet taksa, është në përputhje me atë të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Serbisë.
Ai në këtë mënyrë ka komentuar takimin e sotëm në Nju Jork të presidentit Vuçiq dhe sekretarit të Shtetit amerikan Mike Pompeo, ku është biseduar për Kosovën.
“Dita e sotme është unike në historinë e fundit politike të marrëdhënieve SHBA-Serbi, ku takimi përfundon me një qëndrim të përbashkët për situatën në Kosovë”, transmeton rtk. “Ky përparim diplomatik në marrëdhënie është rezultat i politikës përgjegjëse të presidentit Vuçiq, e cila bën që edhe ithtarët më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës ta pranojnë se çështja e Kosovës nuk përfundon me njohje të njëanshme të Kosovës, dhe se duhet të gjendet një zgjidhje kompromisi që respekton interesat e Serbisë dhe popullit serb”, tha Simiq.
-
Pompeo pret nga Kosova heqjen e taksës ndaj mallrave serbe
-
Sipas Vuçiqit, dialogu me Prishtinën mund të vazhdojë në dhjetor
-
Scott: Takimi Pompeo-Vuçiq konfirmoi angazhimin amerikan për stabilitetin rajonal
-
Pompeo: Me Vuçiqin diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi; Vuçiq: E kemi mbështetjen amerikane për heqjen e taksës
-
Në Serbi, takimi Vuçiq-Pompeo shihet si mundësi që administrata Trump të përfshihet në dialog