“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shohin si problem disa deklarata jo krejtësisht të kujdesshme gjatë ditëve të fundit për bashkim e ndryshim kufijsh në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott, transmeton Koha.net.
Scott ka theksuar se SHBA-ja përkrah sovranitetin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe beson se për këto vende rruga e vërtetë është anëtarësimi në Bashkimin Europian, ka theksuar për FoNet, i pari i diplomacisë amerikane në Serbi.
Duke folur për këto deklarata, Scott, sipas FoNet, ka thënë se ato janë për t’u brengosur sepse nuk i kontribuojnë stabilitetit të rajonit dhe nuk përkrahin rrugën evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“E vlerësojmë shumë deklaratën e Aleksandar Vuçiqit” ka thënë Scott i cili konsideron se deklaratat e disa politikanëve nga njëra dhe pala tjetër bëhen vetëm për të hedhur benzinë në zjarr, përcjell FoNet.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ditë më parë ka thënë se nëse mbeten të mbyllura dyert e BE-së për Shqipërinë, atëherë do të bëhet bashkimi i saj me Kosovën.
Pas Ramës, këtë e përsëriti edhe kryetari i Kosovës Hashim Thaçi.
-
Scott: Ideja për shtete të pastra etnike në Ballkan është e rrezikshme
-
Scott: Pyeteni Daçiqin çfarë thotë Amerika për Kosovën
-
Scott: Vuçiq nuk duhet të ndihet i tradhtuar nga Perëndimi
-
Delawie i quan të pakujdesshme deklaratat për bashkim kombëtar
-
Scott: S’ndihmohet arritja e marrëveshjes duke përulur partnerët e dialogut