Ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott është shprehu kundër propozimeve për këmbimin e territoreve, transmeton Koha.net.
“Ideja për shtetet e pastra etnike në Ballkan është jo realiste dhe e rrezikshëm. Kudo që të shënohet kufiri, thelbi është se pres që dy shoqëritë do të mbeten multietnike”, citon “nedelnjik” i Beogradit të ketë thënë diplomati amerikan.
Ai në vazhdim ka theksuar se në SHBA nuk ka kurrfarë vijash të kuqe, as kufizime dhe as këshilla se çfarë duhet e çfarë nuk duhet bërë.
Scott, duke folur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës ka thënë se SHBA-ja nuk të pranojë çdo marrëveshje.
Duke folur rreth deklaratave se janë shtuar aktivitetet e agjentëve të huaj në Serbi.
“Nuk e di se me kë kanë të bëjnë këto deklarata, por e di se janë shtuar aktivitetet e Rusisë me qëllimin që në rajon që të ndalohet integrimi i tij në Bashkimin Evropian”, ka thënë Scott.
-
Scott: Ideja për shtete të pastra etnike në Ballkan është e rrezikshme
-
Hill: Nuk jam kundër ndryshimit të kufijve por duhet shumë kujdes sepse mund të ketë pasoja
-
Scott: S’ndihmohet arritja e marrëveshjes duke përulur partnerët e dialogut
-
Scott: SHBA-ja do ta ndihmojë procesin, Kosova e Serbia ta gjejnë zgjidhjen e qëndrueshme dhe afatgjate
-
Sipas Scottit, të gjithë po humbin për shkak të ndalimit të negociatave