Ambasadori i SHBA-së në Serbi Kyle Scott ka komentuar kontestin rreth samitit të vendeve të Bashkimit Europian e të Ballkanit Perëndimor që duhet të mbahet në Sofje.
Spanja, Rumania dhe Qiproja kanë paralajmëruar se nuk do të jenë të pranishme në pjesën zyrtare të samitit po qe se të pranishëm do të jenë përfaqësuesit e Kosovës.
“Ky samit është i rëndësishëm për proceset e integrimeve europiane dhe në të duhet të marrin pjesë të gjithë. Shpresoj se atje të gjithë do të jetë”, ka tënë Scott, transmeton Koha.net.
Ai ka folur edhe marrëveshjen e detyrueshme ligjore ndërmjet Beogradit e Prishtinës.
“Mund të paramendoj që kjo marrëveshje të nënshkruhet në fund të këtij viti, nëse palët i përkushtohen dialogut”, citon b92 të ketë thënë Scott.
Ai e ka komentuar edhe serinë e deklaratave të zyrtarëve të lartë serbë se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ndihet i tradhtuar nga partnerët perëndimorë.
“Nuk ka nevojë për këtë, ne jemi partnerë edhe me Kosovën e edhe me Serbinë”, ka theksuar Scott.
Ambasadori amerikan në Beograd ka thënë se Samiti në Sofje dhe strategjia e re e BE-së janë shumë të rëndësishme për përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimeve europaine.
Scott ka përkujtuar se Vuçiq e ka prioritet hyrjen e Serbisë në BE dhe se e ka pranuar që është e nevojshme marrëveshja e detyrueshme ligjore për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.