Beograd, 29 maj – Ambasadori i SHBA në Beograd, Kyle Scott, deklaroi sot se incidenti i djeshëm në Pjetërq të Klinës, në Kosovë, thekson nevojën për përpjekje shtesë në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë, transmeton Koha.net raportimin e FoNet-it.
“Incidenti i djeshëm në Pjetërq thekson nevojën për përpjekje shtesë rreth arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë, që popullsisë serbe duhet t’u sigurojë lirinë për të marrë pjesë në jetën politike, shoqërore e fetare në Kosovë pa frikë për sigurinë e tyre”, citon FoNet postimin e Scottit në rrjetin social Twitter.
Një grup serbësh dje kishin ardhur në Pjetërq për një pelegrinazh në vendin ku më 1992 kishin ngritur një kishë, ani pse asnjëherë më parë nuk ka pasur aty farë tempulli fetar, aq më pak ortodoks serb, ku më 1999 paramilitarët serbë kanë kryer masakra mbi shqiptarët, për pasojë 15 civilë ishin viktimat. Gjatë protestës së popullatës lokale tre serbë u lënduan, një qe arrestuar me dyshimin si autor i krimeve mbi shqiptarët, por më vonë u la i lirë, sikundër edhe kryetari shqiptar i fshatit, që po ashtu pas intervistimit në polici u la i lirë, rikujton Koha.net.
-
Diplomatët amerikanë reagojnë ndaj incidentit të së hënës në Klinë
-
Hill: Ngjarja në Banjskë s’i ndihmon as Serbisë e as serbëve në Kosovë, Beogradi të kryejë hetim serioz
-
Scott kërkon nga Kosova e Serbia ta rinisin dialogun, thotë ka ardhur koha për t’i dhënë fund konflikteve
-
Scotti përkujton ditën kur u gjetën të vrarë vëllezërit Bytyçi, kërkon dënim për ekzekutorët
-
“SHBA-ja nuk mund ta harrojë vrasjen e vëllezërve Bytyçi nga Serbia”