Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar të premten me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës.
Siç është thënë në komunikatën që e ka transmetuar Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Vuçiqi e ka informuar ambasadorin Scott se Prishtina me vënien e taksës mbi prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës, ka shkelur marrëveshjen e tregtisë së lirë në Evropën Qendrore-CEFTA.
“Vuçiqi ka shprehur kënaqësinë e tij për rritjen e shkëmbimit tregtar të mes të Serbisë dhe SHBA-së, si dhe për rritjen e interesit të kompanive amerikane për investime në Serbi”, është thënë në komunikatë.
Scott në anën tjetër u ka bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të tregojnë fleksibilitet në arritjen e një zgjidhjeje që do t’i kontribuonte stabilitetit në rajon.
-
Scott: As Kosova e as Serbia nuk përfitojnë nga ngecja në dialog
-
Katër ankesat e Vuçiqit te Scotti për Kosovën
-
Vuçiq kërkon nga SHBA-ja t’ia tërheq vërejtjen Kosovës për rrezikim të paqes në rajon
-
“Scott dhe Vuçiq kërkojnë fleksibilitet në dialogun Serbi – Kosovë”
-
Ambasadori amerikan në Beograd apelon për ulje të tensioneve Kosovë - Serbi