Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori i SHBA-së në Beograd Kyle Scott thanë se është e rëndësishme ulja e tensioneve dhe shmangia e çdo hapi që do të komplikonte më tej situatën e rënduar.
Ata gjatë një takimi sot në Beograd kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë me rastin e arrestimit të Marko Gjuriqit, i cili në Kosovë hyri pa leje, si dhe rreth bisedës së mbrëmshme të presidentit Vuçiq me ndihmës sekretarin e Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike Wess Mitchell, transmeton KosovaPress.
Ambasadori Scott i bëri apel Beogradit dhe Prishtinës që të normalizojnë marrëdhëniet përmes dialogut me ndërmjetësimin e BE-së dhe shprehu gatishmërinë e vendit të tij të mbështesë palët në bisedime, njofton Kabineti i presidentit Vuçiq.
Presidenti Vuçiq tha se përfaqësuesit serbë nuk bartin përgjegjësinë ‘për incidentin’ në Mitrovicën e Veriut, porse pajtohet në tërësi me diplomatin amerikan se ruajtja e paqes dhe stabilitetit është me interes të madh për të gjithë ata që jetojnë në këto hapësira.
-
Vuçiq bisedon me Blinkenin, kërkon lirimin e serbëve të arrestuar nga Policia e Kosovës
-
Vuçiqi i ankohet ambasadorit Hill për situatën në veri të Kosovës
-
Scott: Takimi Pompeo-Vuçiq konfirmoi angazhimin amerikan për stabilitetin rajonal
-
Katër ankesat e Vuçiqit te Scotti për Kosovën
-
Vuçiq kërkon nga SHBA-ja t’ia tërheq vërejtjen Kosovës për rrezikim të paqes në rajon