Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë (SACEUR), Gjeneral Curtis M. Scaparrotti, ka thënë se transformimi i FSK-së në ushtri është e drejtë e Kosovës, por sipas tij, FSK-ja edhe në këtë formë është profesionale dhe e aftë për të vazhduar punën në bazë të mandatit që ka, transmeton Koha.net.
Gjenerali i NATO-s që ka ardhur në Kosovë për një vizitë zyrtare, ka thënë se rreziku më i madh që i kanoset Kosovës është që të largohet nga rruga e rezolutës 1244 dhe të heq dorë nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Ai ka përsëritur fjalët e sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, se stabiliteti i Ballkanit është rol kyç në stabilitetin e Europës.
Artikuj të ngjashëm
-
Në 7-vjetorin e formimit të ushtrisë kërkohet shtimi i investimeve në të
-
Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë
-
Sa më parë Kosova në NATO, më shumë siguri në Ballkanin Perëndimor
- NATO-ja të jetë më serioze në kërkesën ndaj Serbisë për përgjegjësinë për sulmet ndaj ushtarëve të saj
-
S’do të ketë zvogëlim të prezencës së KFOR-it