Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) i ka dhënë ultimatum Qeverisë që deri të premten e ardhshme të ndërmarrë veprime konkrete në mënyrë që të ngrihen për 30 për qind koeficientet për mësimdhënës në Projektligjin për paga.
Nëse deri atëherë nuk formohet grup punues, i cili do të vendosë për ngritjen e koeficienteve dhe që rekomandimet t’i përcjellë në komisionet parlamentare, Sindikata është e vendosur që nga 14 janari tërë sistemi arsimor të futet në grevë të përgjithshme, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se javën e kaluar u ka drejtuar letër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, ku i ka adresuar kërkesat e Sindikatës.
Deri më tash, sipas tij, nuk është kthyer asnjë përgjigje....Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore