Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Saranda Ramajt i ndahet çmimi për “Nxitje Debati 2018”

Organizata Iniciativa për Progres – INPO si çdo vit me radhë, organizoi ndejën e fundvitit ku shënoi 13 vjetorin e themelimit të organizatës

Në këtë ngjarje, INPO për herë të dhjetë me radhë ndau çmimin për “Nxitje Debati”. Çmimi për “Nxitje Debati” ndahet për individë ose grupe të cilët me punën e tyre nxitën debat në shoqërinë tonë. Ky çmim për vitin 2018 iu nda Saranda Ramajt, gazetare në “Koha Ditore”.

Drejtoresha ekzekutive e INPO-s, Albulena Nrecaj, gjatë ndarjes së çmimit tha që INPO ka kënaqësinë të ndaj sivjet këtë çmim për Ramajn, e cila ka nxitur debat të gjerë publik me hulumtimet dhe raportimet e saj rreth keqpërdorimeve dhe keqmenaxhimeve me listën esenciale të barnave.

Ndërkaq, Saranda Ramaj tha se ndjehet e vlerësuar që ky çmim i është ndarë asaj, respektivisht gazetarisë hulumtuese dhe origjinale.

Image
Artikuj të ngjashëm