Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sarajeva mbledh kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, samiti nis sot

Sot, e enjte, mbahet në Sarajevë Samiti i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, ku do të marrë pjesë dhe komisar europian për Marrëdhënie Fqinjësore dhe Zgjerim të BE-së, Johanes Hahnn, dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano.

Krerët e qeverive të Serbisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë kanë mbërritur në kryeqytetin boshnjak, ndërsa kanë darkuar së bashku.

Në Samit, punimet e të cilit po zhvillohen nën masa të rrepta sigurie, pritet të diskutohet për një sërë projektesh të përbashkëta, që do të financohen nga Bashkimi Evropian, si edhe për krijimin e një tregu të përbashkët.

“Tema kryesore do të jenë projektet ndërlidhëse rajonale, ndërsa do të bëhet fjalë edhe për infrastrukturën transportuese dhe energjetike”, kanë saktësuar mikprirtësit e këtij samiti.

Vuçiq ka përmendur tregun e përbashkët të Ballkanit Perëndimor, që e dëshiron edhe Angela Merkel, si dhe autostradën Nish-Prishtinë-Durrës, por edhe projektin për ndërlidhje të rajonit me hekurudha.

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor janë takuar gjatë këtyre viteve të fundit në Berlin dhe Paris, nismë kjo e kancelares Merkel për të ulur tensionet dhe nxitur bashkëpunimin.

Edhe Hahnn: Si samiti i Sarajevës, parapërgatije për BE-në Arbëri Hahnn: Si samiti i Sarajevës, parapërgatije për BE-në

Përveç temave që do të diskutojnë, samiti merr vëmendje edhe për shkak të vizitës së kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq. Masat e sigurisë janë të rrepta, pasi mediat raportuan se ndaj tij mund të përgatitej ndonjë atentat.

Vuçiq tha se bisedimet nuk do të jenë të lehta me homologun e tij boshnjak dhe atë të Kosovës, Mustafa.