Nga reshjet e mëdha të shiut që ranë gjatë ditëve dhe javëve të kaluara, niveli i rritur i ujit në lumin Drin ka shkaktuar dëme në kanalet dhe pendët e ujitjeve në tri fshatra të Komunës së Klinës.
Në fshatin Jagodë, siç thotë drejtori i Bujqësisë, Naser Morina, Drini ka dëmtuar kanalet e ujitjes, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në atë pjesë ku janë dëmtuar këto kanale, Morina thotë se është duke u intervenuar në rregullimin e shtratit të lumit dhe kanalit të dëmtuar, për të mbrojtur nga përmbytjet qindra hektarë të tokave bujqësore në atë fshat.
Dy fshatrat e tjera janë Grabanica dhe Krysheva, ku janë dëmtuar nga lumi pendët e ujitjes të ndërtuara nga betoni, në të cilat sipas Morinës, problemi është se nuk u është bërë mbrojtja si duhet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Të reshurat e shiut vështirësojnë qarkullimin në disa vendbanime në Klinë
-
Kreu i Klinës synon parandalimin e vërshimeve pas trajtimit gjeoshkencor
-
Vërshimet nga shiu e bora shkaktuan dëme në disa fshatra
-
Shembja e dheut kufizon furnizimin me ujë të pijshëm në disa fshatra të Shtimes
-
Vërshimet lënë dëme të mëdha në fshatrat e Hasit