Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pas dështimit të mirarimit të Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.
Ai këtë e ka quajtur “tejet dëshpëruese dhe tepër shqetësuese”.
“Me votimin kundër të kësaj marrëveshje nga deputetë të caktuar të opozitës janë dëmtuar marrëdhëniet në mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës. Gjithashtu, me votimin kundër kësaj marrëveshje serish nga disa deputetë të opozitës, Republikës së Kosovës ia kanë humbur 210 milionë euro. Turp!”, ka shkuar Sallahu në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeveria synon ta rinegociojë marrëveshjen për burgjet me Danimarkën
-
Muriqi: Pas marrëveshjes me Danimarkën, Kosova duhet t'u thotë "jo" shteteve tjera
-
300 qeli burgu në Gjilan, për 10 vjet në shfrytëzim të Danimarkës
-
Miratohet marrëveshja për burgjet me Danimarkën
-
Bajrami për marrëveshjen me Danimarkën: Dështuan të sjellin investime, po tentojnë të sjellin të burgosur