Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, deklaroi se Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), i ka keqpërdorur rreth 100 mijë euro dhe për këtë, rasti është dërguar në Gjykatë.
Ai shkroi në Facebook të martën se ky Këshill që i mbron të drejtat dhe liritë e njeriut “të përgatitet për ta mbrojtur veten para drejtësisë”.
Sipas tij, keqpërdoruesit e fondeve publike duhet të kursehen nga këshillat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Liritë dhe të drejtat e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe me akte ndërkombëtare. Ne i respektojmë ato maksimalisht. Por, liritë dhe të drejtat e njeriut i cenojnë pikërisht ata që bëjnë thirrje për themelim të mekanizmave që e shkelin Kushtetutën, siç është Asociacioni, i cili në thelb është strukturë e bazuar në përkatësi etnike, përmes të cilës rriten dallimet e diskriminimet kombëtare, që janë në frymë të kundërt me liritë dhe të drejtat e njeriut”, shkroi Sallahu.
Në krye të KMDLNj-së është Behxhet Shala, prej të cilit KOHA ka tentuar të marrë një prononcim.
Këshilli ditë më parë doli me reagim, duke thënë që Asociacioni duhet të formohet, sipas rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese.
-
Zv/ministri i Drejtësisë akuzon Prokurorinë: Po keqpërdoren mekanizmat ligjorë për hakmarrje
-
Selimi paralajmëron padi ndaj Sallahut, do t’i kërkojë dëmshpërblim 300 mijë euro
-
KMDLNJ-ja kërkon hetim ndaj ZRRE-së: Faturat e rrymës përbëjnë abuzim të rëndë ekonomik
-
Sallahu: Pasuria e konfiskuar gjatë katër vjetëve, mbi 12 milionë euro
-
Sallahu: Ministria vazhdon t’i ekzekutojë pagesat për mbrojtjen e Thaçit dhe të tjerëve