Komunat kosovare ndahen në dy grupe: ato që shkelin ligjet e Republikës së Kosovës, dhe të tjerat që refuzojnë zbatimin e ligjeve. Grupi i fundit përbëhet nga komunat e veriut të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Bekim Salihu, hulumtues i lartë në Institutin për Studimet të Avancuara- GAP, në një intervistë për “Kohën Ditore”, ka pohuar se shkeljet më të shumta nëpër komuna ndodhin me shpenzimin e parasë publike. Sipas tij, brenda një viti buxhetor, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm në institucione të nivelit lokal e atij qendror evidenton deri në 120 milionë euro të keqmenaxhuara.
Salihu mendon se ka ndeshje ndërmjet kompetencave të nivelit lokal e atij qendror, teksa hulumtimet e GAP-it nxjerrin në pah se në komuna janë të pakta rastet kur një ligj zbatohet 100%.
Sipas tij, ka komuna që shpenzojnë për një vit 100 mijë euro në dreka e darka, por s`kanë arritur të ndërtojnë çerdhe për fëmijë. Një veprim të tillë, ai e cilëson në kundërshtim me parimet e qeverisjes së mirë.
KD: Nga puna juaj nëpër komuna në cilat fusha ligji sfidohet më shumë?
Edhe
AKK: Komunat pritet të dëmtohen mbi 150 milionë euro këtë vit
Salihu: Praktikat flasin se zyrtarët e lartë, përgjithësisht, nuk u frikësohen organeve të drejtësisë. Kjo për shumë arsye, por kryesorja konsideroj që është sjellja e vetë organeve të drejtësisë kundruall shkelëseve të ligjit... (intervistën e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Salihu: Ulja e Grantit të Performancës për Komunat, ndërhyrje në Ligjin për Buxhet
-
Salihu: Fajtorë për buxhetin e Prishtinës janë të dyja palët, problemi filloi nga vonesat e komunës
-
Salihu: Vetëm në shkurt përmbaruesit i kanë fituar 10 mln euro nga lëndët e mësimdhënësve
-
Salihu: Komunat mund të falimentojnë nëse nuk zgjidhet çështja e obligimeve përmbarimore