Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Salihu: Na shkarkuan me stilin “pronto”

Ish-kryetari i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ismet Salihu, i cili u shkarkua të premten bashkë me 3 anëtarë të tjerë të Këshillit nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, thotë se shkarkimi i tyre u bë pa asnjë paralajmërim.

Duke ironizuar me vendimin e ministrit Bytyqi, Salihu ka thënë për gazetën se u shkarkuan me stilin “pronto”, shkruan Koha Ditore.

Ministri Bytyqi ka shkarkuar 4 anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së, të cilët janë emëruar nga ish-ministri Arsim Bajrami më 12 shkurt 2016. Të shkarkuarit janë: kryetari i Këshillit, Ismet Salihu, dhe 3 anëtarët e tjerë, Alajdin Abazi, Sigurd Hollinger dhe Ahmet Latifi.

Salihu, i cili ishte në krye të këtij Këshilli, tregon se ata nuk kishin marrë asnjë vërejtje paraprake para se të shkarkoheshin... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm