Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj nuk i sheh si risi dëshmitë e mbrëmshme që i dha dëshmitari Shkumbin Mehmeti, rreth vrasjeve të pasluftës.
Salihaj thotë se deklaratat e personit në fjalë janë publikuar shumë herë në media të ndryshme. Ai thotë se Gjykata Speciale do ta zbardhë një pjesë të vrasjeve politike, por sipas tij, shumica do të mbeten të pazbardhura.
Ky është shkrimi i plotë i Salihajt në Facebook:
Dëshmitë e Shkumbin Mehmetit nuk dolën mbrëmë për herë të parë në opinion dhe as befasisht, sepse shumica prej tyre janë publikuar edhe më parë nëpër portale dhe media te ndryshme. Të gjitha këto dëshmi janë të njohura për prokurorinë, policinë dhe gjykatat. Por, ato, në vend që t'i ndjekin kriminelët, e bëjnë të kundërtën, i fshehin dëshmitë dhe krimet, i mbrojnë kriminelët dhe i rrezikojnë edhe më tutje viktimat. Të gjithë ne që kemi qenë viktima të atentateve e tentim atentateve, edhe sot jemi plotësisht të rrezikuar, sepse jemi dëshmitarë të gjallë të krimeve të tyre. Urdhërdhënësit e krimeve janë në krye të shtetit, ndërsa shteti ynë është tërësisht i kriminalizuar në çdo segment të tij. Asnjë prej segmenteve të drejtësisë e të shtetit në tërësi nuk është jashtë kontrollit të strukturave të krimit të organizuar. Ndoshta Gjykata Speciale do ta zbardhë një pjesë të vrasjeve politike, por jam i bindur se shumica do të mbeten të pazbardhura, sepse janë kryer pas 31 dhjetorit 2000.
-
Shkumbin Mehmeti thotë se Supremja po ndikohet direkt nga bandat e Ramush Haradinajt
-
Shkumbin Mehmetit mund t’i zbutet dënimi nëse dëshmitë e tij zbulojnë vrasjet e pasluftës
-
Hajdaraj: Mehmeti po e rrëfen të vërtetën e tij, drejtësia ta intervistojë me seriozitet
-
I apostrofuari për vrasjet e aktivistëve të LDK-së thotë se Mehmeti foli me komandë të Thaçit
-
Familjet Zemaj, Tolaj e Haklaj të tronditur nga deklaratat e Mehmetit, i habitur edhe Haradinaj