Familjet e Tahir Zemajt, Sebahate Tolajt dhe Jusuf Haklajt thonë se janë tronditur nga deklarimet e mbrëmshme të dëshmitarit Shkumbin Mehmeti, por thonë se më shumë janë të tronditur nga mosveprimi i zyrtarëve shtetërorë ndaj këtyre deklarimeve.
“Familjet tona e ftojnë Prokurorinë e Shtetit që t’i marrë shumë seriozisht të gjitha pretendimet e këtij dëshmitari dhe dëshmitë e tjera eventuale dhe t’i trajtojë ato me seriozitet, në mënyrë që kryerësit e këtyre krimeve të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagim, raporton KTV.
Thonë se janë të indinjuar që pavarësisht pretendimeve të dëshmitarëve të mundshëm që do të çonin në zbardhjen e këtyre vrasjeve, por edhe të shumë krimeve të tjera të kryera në Kosovë me motive politike, prokurorët nuk kanë bërë sa duhet për ta përmbushur obligimin e tyre konform standardeve etike dhe profesionale, duke i lënë këto raste në mëshirën e fatit.
Rreth këtyre deklaratave ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.
Haradinaj tha se është habitur me këtë mënyrë të komunikimit ndonëse siç tha nuk e ka parë intervistën.
“Një person nga burgu me dhanë interviste është e çuditshme. Të gjitha deklaratat ishin dashur me qenë materie e prokurorëve dhe gjyqtarëve jo me u na spektakël medial. Unë se kam parë intervistën por dëgjova komente e reagime dhe jam habit”, tha kryeministri Haradinaj.
-
Kabineti i Haradinajt nuk deklarohet rreth akuzave të Mehmetit
-
Haradinaj u premton familjarëve të “gylenistëve” se do shqyrtoj çdo kërkesë të tyre
-
Shkumbin Mehmeti thotë se Supremja po ndikohet direkt nga bandat e Ramush Haradinajt
-
Salihaj: Dëshmitarët e vrasjeve politike të rrezikuar, urdhërdhënësit në krye të shtetit
-
I apostrofuari për vrasjet e aktivistëve të LDK-së thotë se Mehmeti foli me komandë të Thaçit