
Anëtari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Naim Sadiku, ka deklaruar se autoritetet e hetuesisë duhet të reagojnë ndaj qytetarëve që në mediat online përçojnë agjenda dhe fushata të dyshimta.
Sipas Sadikut, AGK-ja ka rol këshillues dhe thirrës për respektimin e profesionit të gazetarisë, por siç tha ai të enjten në Konfrontin e KTV-së, rolin kyç në luftimin e agjendave online e ka Policia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shumëllojshmëria e mediave e plasimi i informatave s’mund të shkojë gjithmonë në nivelin e verifikimit. AGK-ja se ka detyrë të verifikojë këtë lloj të informacioni, por ne kemi thirrur që secila media që ka adresë e dihet pronari të respektojë etikën e profesionin. Nëse një media shpërndan informacione me agjenda apo fushata, organet e hetuesisë të reagojnë. AGK-ja s’ka mekanizëm të hetojë e as mekanizëm ndëshkues, por thirrës”, u shpreh ai.