Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, i ka pritur në zyrën e tij përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së, për t’ua kumtuar edhe zyrtarisht lajmin se nuk kishin fonde për pensionet e tyre, raporton KTV.
Në shoqëri të ministrave në detyrë, Agim Krasniqi e Safet Kamberi, Mustafa takoi nënkryetarin e OVL-së së UÇK-së, Migjen Shala, ku i shpjegoi se duhet bërë rishikimi i buxhetit, për t’u shpërndarë pensionet. Në këtë takim, ata janë pajtuar që 1.7 milion të mbetura në buxhetin e kësaj kategorie, të shpërndahen proporcionalisht.
Ky takim erdhi pas mbledhjes së Qeverisë, ku u diskutua gjithashtu problemi i pensioneve për veteranët. Gjithashtu, në këtë mbledhje të Qeverisë, është miratuar propozim-vendimi përfundimtar për shpronësim në zonën Hade dhe Shipitullë.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, si dhe kryeministri në detyrë, janë shprehur optimistë se Kosova do të anëtarësohet në Interpol, në kuadër të punimeve të Asamblesë që do të mbahet në Pekin, në fund të shtatorit. Në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe rregulloren për riintegrimin e personave të riatdhesuar.
-
Gjatë javës pritet shpërndarja e pensioneve të veteranëve për gusht e shtator
-
Veteranët mbesin pa pensione deri në rishikim të buxhetit
-
Mustafa: Pensionet e veteranëve të UÇK-së do të paguhen pas rishikimit të Buxhetit
-
Qeveria thotë se nuk i ka 4 milionë euro për pagat e veteranëve
-
Vonesat në formimin e qeverisë mund t’i lënë veteranët pa pensione këtë muaj