Prishtinë, 23 shkurt - Një delegacion i të rinjve të Kosovës, i kryesuar nga Avdullah Hasani, president i Rinisë Evropiane, ka vizituar sot Komunën e Graçanicës ku janë pritur nga kryetari i Komunës, Vladeta Kostiq.
Në këtë takim u diskutua për fillimin e angazhimeve të përbashkëta në interes të reformimit të administratës komunale dhe përfshirjen më të madhe në të të gjeneratës së re.
Me këtë rast kryetari Kostiq e siguroi kryetarin Hasani se edhe Komuna e Graçanices do t’i bashkohet fushatës “Rinia në administratë, fuqi për të ardhmen” dhe do të participojë që objektivat e kësaj fushate të realizohen.
Hasani e falënderoi kryetarin e Graçanicës për qasjen e tij konstruktive ndaj rinisë dhe e garantoi atë se do të bashkëpunojë ngushtë për realizimin e suksesshëm të kësaj fushate me interes për vendin. Hasani po ashtu tha se të rinjtë duke mos i ndarë në komunitete e duan bashkëjetesën në Kosovë dhe nuk jetojnë me idetë e së kaluarës, jetojnë pa komplekse dhe me një interes të veçantë të bashkëpunimit mesë tyre.
Komuna e Graçanices dhe Zyra e Rinisë Evropiane të Kosovës gjatë një viti do të punojnë bashkë për realizimin e qëllimeve të kësaj kampanje.
-
Hoti: Rinia do ta gjejë përfaqësimin më të dinjitetshëm nga qeverisja ime
-
Hasani i Rinisë Europiane do sa më shumë bashkëmoshatarë në lista zgjedhore
-
Veseli: Fuqizimi i rinisë, prioritet i qeverisë së re
-
“Evropianët e rinj” kërkojnë kombinimin e eksperiencës me vullnetin e gjeneratave
-
Veseli diskuton me përfaqësues të organizatave rinore për problemet e rinisë