Zyra e Rinisë Evropiane të Kosovës ka kërkuar përsëri nga liderët e partive politike që në listat e kandidatëve për zgjedhje parlamentare që do të mbahen në qershor të ketë sa ma shumë kandidatë të rijnë në moshë përkatësisht nën moshën 28 vjeçare.
Kryetari i Rinisë, Avdullah Hasani ka kërkuar që rinjtë të jenë pjesëmarrës në listat zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që po afrohen, ai tha se “për ne të rinjtë ka shumë rrugë në të cilat mund të dëgjohet zëri jonë, por përfaqësimi në parlament dhe jeta parlamentare nga ana e deputetëve të rijnë në moshë që do të mund të zgjidhen do të krijonte një rast të shkëlqyer për të qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i jetës demokratike dhe vënies së themeleve të fuqishme në procesin e shtet ndërtimit, të cilin Kosova po mundohet ta zhvillojmë përkushtim”, ka deklaruar Hasani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi po ashtu ka kërkuar nga liderët e subjekteve politike të largohen nga politikat diskriminuese për të rinjtë dhe favorizuese për të moshuarit, ndërsa përsëriti kërkesën e tij që të rinjtë të përfshihen në listat zgjedhore të partive politike në mënyrë që të jenë kandidat për tu zgjedhur në Kuvendin e Kosovës e më pastaj edhe përfaqësues të denjë të sektorit të rinisë theksoi Hasani.
Hasani shtoi se kjo formë e do ti hapte rrugë frymëzimit të demokracisë te të rinjtë. Këto komente ai i bëri gjatë dy takimeve të zhvilluara me të rinjtë e kryeqytetit.