Derisa faktori ndërkombëtar gjithë barrën për demarkacionin ia ka hedhur Kuvendit të Kosovës, kreu i legjislativit thotë se po e presin vetëm qeverinë që këtë marrëveshje ta procedojë në Kuvend.
Kreu i legjislativit të vendit, që është edhe lider i PDK-së, ka kërkuar që kjo të ndodhë sa më shpejt, sepse sipas tij, edhe ashtu Kosova është vonuar në këtë proces.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPikërisht për këtë çështje, në Prishtinë, të premten e javës që vjen, do të jetë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, që nga shoqëria civile po shihet edhe një presion shtesë.
Driton Selmanaj nga Demokracia Plus thotë se sa më shumë të afrohet dita e seancës për demarkacionin, presioni ndaj deputetëve do të rritet.
Ndryshe, të premten pasdite, Komisioni për matje të territorit do t’i dorëzojë raportin final Qeverisë së Kosovës e kjo e fundit pritet që shpejt ta procedojë në Kuvend versionin fillestar të marrëveshjes për demarkacion të nënshkruar nga Hashim Thaçi në Vjenë në gushtin e 2015-ës.
Opozita vazhdon ta kundërshtojë, duke paralajmëruar edhe protesta. Ngritje tensionesh kanë paralajmëruar edhe banorët e zonave që prekën nga demarkimi i vijës kufitare me Malin e Zi.