Vizita e shefes për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, nuk ka ndryshuar qëndrimet e palëve rreth marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Në takimet e zhvilluara me drejtues të institucioneve dhe përfaqësues të partive opozitare, Mogherini përsëriti se demarkacioni është kriter i pakalueshëm dhe se pa përmbushjen e tij nuk do të ketë liberalizim të vizave, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo e ka bërë të qartë se “është koha e fundit” që Kosova t’i japë zgjidhje kësaj çështjeje.
Një ditë pas vizitës së Mogherinit, zyrtarë qeveritarë nuk kanë treguar se kur do ta dërgojnë në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me shtetin malazez.
Njohës të rrethanave politike kanë thënë se gjithë presioni për çështjen e demarkacionit është mbi koalicionin qeverisës, vazhdimi i të cilit mund të vihet në pikëpyetje, nëse nuk arrin ta kalojë atë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.