Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sa është pasuria e liderëve të Kosovës

Foto: Koha

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, janë publikuar deklarimet e pasurisë nga zyrtarë e politikanë shtetërorë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili së fundmi ka kaluar në shtëpinë e tij të re luksoze, në deklarimin e pasurisë tek Agjencia Kundër Korrupsionit e ka vlerësuar 350 mijë euro. Shtëpia 350 mijë eurosh ka 450 metra katror dhe është në pronësi të përbashkët, mes tij dhe bashkëshortes së tij.

Në sqarimin e dhënë për AKK-në, Thaçi thotë se 113 mijë euro janë investuar në shtëpinë e kontraktuar, ndërsa pjesët e tjera i ka shpenzuar për shpenzime familjare dhe rreth 7 mijë euro thotë se i ka ende në llogari.

Vitin e kaluar, Thaçi kishte deklaruar se posedon dy vetura, një “Audi A4” dhe një “Audi Q5”, ndërsa këtë vit, ai ka deklaruar vetëm veturën e Q5.

Deklarimi i pasurisë - Hashim Thaçi

Edhe Pasuria e deklaruar e zyrtarëve publikë Arbëri 3 muaj më parë Pasuria e deklaruar e zyrtarëve publikë

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ka një shtëpi banimi të lëshuar me qira, shtëpi familjare –Kullë, Tokë kodrinore, tokë-truall, shtëpi banimi dhe një banesë.

Kryeministri në deklarimin e pasurisë ka treguar se ka para të gatshme në vlerë 71.720 euro, të cilat i mban në njërën nga bankat në Kosovë, por gjithashtu ka edhe detyrime financiare siç është kredia në vlerë 133.931 euro, TVSH nga qeraja e shtëpisë për 11 muaj gjatë një viti 14.531 euro dhe detyrim financiar për banesë në vlerë 20 mijë euro.

Deklarimi i pasurisë - Ramush Haradinaj

Pasurinë e kanë deklaruar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli.

Deklarimi i pasurisë - Kadri Veseli

Edhe Kurtit i shtrenjtohet qiraja e i ulen kursimet, Haxhiu me kredi prej 160 mijë eurosh Arbëri 3 muaj më parë Kurtit i shtrenjtohet qiraja e i ulen kursimet, Haxhiu me kredi prej 160 mijë eurosh

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka një banesë në Prishtinë në emër të bashkëshortes së tij Violetës e cila në bazë të deklarimit të pasurisë është blerë në vitin 2001 në vlerë 97 mijë euro. Veseli ka deklaruar se ka blerë një lokal 270 metra katror për vlerën e së cilit nuk ka treguar ndërsa ka thënë se ka marr kredi prej 110 mijë euro për blerjen e tij.

Ai gjithashtu ka një shtëpi të përbashkët pronë e babait të tij si dhe 10 hektarë mal pronë po ashtu e babait të tij.

Veseli merr pagë vjetore  prej 33 mijë euro si kryetar i Kuvendit e po ashtu mbi 5 mijë euro mëditje.

Gruaja e tij Violeta merr pagë vjetore prej 3420 euro si profesoreshë në gjimnazin “Sami Frashëri” dhe 17 mijë e 640 euro nga Kobit PC.

Edhe Shpend Ahmeti dënohet me 2 vjet burgim LAJMET E MBRËMJES 1 d. më parë Shpend Ahmeti dënohet me 2 vjet burgim

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli

Këtu gjeni deklarimet e pasurisë nga të tjerë zyrtarë shtetërorë.