Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sa do të paguajnë prishtinasit për mbeturina

Komuna e Prishtinës ka nisur të faturojë qytetarët për grumbullim të mbeturinave.

Kjo po ndodh për herë të parë në Prishtinë, pas vendimit të kryetarit, Shpend Ahmeti që këtë përgjegjësi të ja marrë kompanisë regjionale “Pastrimi”, raporton tv arta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bazuar në ligjin për mbeturina, faturat që po ju shpërndahen qytetarëve janë në vlerë prej 14 euro e 10 centë, si pagesë për 3 muaj.

4 euro e 70 cent është shuma që qytetarët duhet të paguajnë për grumbullim mbeturinash në muaj. Komuna e Prishtinës pastaj paguan kompaninë “Pastrimi”.

Borxhet e mëparshme qytetarët duhet t’ia paguajnë kompanisë, derisa ndaj komunës obligimet e tyre fillojnë nga sot.