Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se shtetet anëtare po punojnë së bashku për të mbajtur mjedis të sigurt dhe të qetë në Kosovë.
Misioni i NATO-s, KFOR, ishte një nga diskutimet në takimin e parë të Ruttes me ministrat e Mbrojtjes të anëtarëve të aleancës veriatlantike të premten në Bruksel.
Pas takimit, në një konferencë për media, Rutte u shpreh se po punohet bashkë për t’u siguruar që KFOR-i të ketë burimet e nevojshme për të mbajtur mjedis të qetë.
“Sot në takim diskutuam edhe për operacionet e NATO-s në Ballkanin Perëndimor dhe Irak. Në Kosovë, aleatët vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që misioni ynë i KFOR-it të ketë forcat dhe burimet që i nevojiten për të mbajtur mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, ka thënë ai.
Në konferencë, Rutte përsëriti se Rusia mbetet kërcënimi më i madh i NATO-s dhe se Ukraina do të anëtarësohet në aleancë, "por çështja është vetëm kur".
Nga 1 tetori, ish-kryeministri i Holandës Rutte e ka marrë detyrën e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, duke e pasuar Jens Stoltenbergun.
-
Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë
-
Kosova dhe Ballkani mbeten prioritet strategjik për NATO-n
-
Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm
-
Rutte: SHBA-ja po udhëheq përpjekjet për paqe në Ukrainë
-
Osmani takon Rutten, riafirmon gatishmërinë për koordinim në mbrojtje të paqes e sigurisë në Kosovë