Imer Rusinovci profesor i Bujqësisë ka thënë se në raport me vitet e kaluara ky vit agronomik është më specifik sepse kishte reshje të vazhdueshme atmosferike.
Sipas tij, sidomos gjatë të mbjellave nuk është arritur pragu i temperaturave të nevojshme, gjë që ka bërë të shtyhet viti vegjetativ.
Rusinovci ka shtuar se në anën tjetër nuk është edhe shumë shqetësuese gjendja në terren aq sa paraqitet.
“Prodhimi nuk do të mungojë. Unë rekomandoj që krahas inovacioneve të reja të zbatojnë domosdoshmërisht edhe punimet themelore. Situata nuk është shumë e keqe edhe në kulturën e grurit. Presim një korrik me një prodhim jo shumë të luhatshëm krahasuar me vitet tjera. Çdo shtyrje e periudhës vegjetative koincidon me shtyrje të të vjelave”, ka thënë ai.
Ai ka thënë edhe sot e kësaj dite bujqësia nuk e gëzon mbështetjen e duhur.
Edhe
Rusinovci: Fatkeqësisht Kosova ende s’ka fond për kompensimin e dëmeve në bujqësi nga fatkeqësitë natyrore
Sipas tij, sa më pak të ketë probleme në bujqësi, aq më pak do të ketë probleme në shëndetësi.
Rusinovci ka shtuar se bujqësia nuk e ka tretmanin e duhur që duhet ta ketë.
“Sektori i bujqësisë duhet të ketë prioritet të veçantë dhe duhet të monitorohet në mënyrë që të parandalohen keqpërdorimet që mund të jepen në masat stimulative që jepen për fermerë”, ka thënë ai.
Sipas tij, është i pajustifikueshëm importi i madh i cili bëhet për produktet bujqësore.
Rusinovci ka thënë se fermerëve duhet t’iu jepen rekomandime në mënyrë që të ketë prodhim më të madh.
Besim Aliu nga IHMK ka thënë se gjatë këtyre ditëve do të ketë vranësira të përqendruara në viset malore, kurse në rrafshin e Kosovës do të ketë rreze dielli.
Sipas tij maksimalet do të arrijnë deri në 27 gradë celsius.
Aliu ka thënë se të enjten mund të ketë reshje më intensive ndërsa temperaturat në rrafshin e Dukagjinit mund të jenë deri në 31 gradë.
Edhe
Java e ardhshme me mot kryesisht të qëndrueshëm
“Këtë muaj do të kemi reshje më shumë pasi në maj nuk kishte reshje të mjaftueshme. Këto reshje që do të vijnë në ditët në vijim do ta plotësojnë normën dhe muaji korrik do të ketë më shumë diell. Kultura e patates, misrit, qepës, domatet janë mirë, por mbjellja e specave çalon”, ka thënë ai.