Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rusia publikon listën e shteteve jomiqësore, në mesin e tyre Shqipëria

Qeveria e Rusisë ka aprovuar të hënën listën e shteteve të huaja dhe territoreve, që pretendon se kanë kryer veprime jomiqësore kundër Rusisë, kompanive të saj dhe qytetarëve të saj, raporton agjencia ruse TASS.

Në këtë listë gjendet edhe Shqipëria.

Në listë është përfshirë SHBA-ja, Kanadaja, shtetet e Bashkimit Evropian, Britania e Madhe, Ukraina, Mali i Zi, Zvicra, Shqipëria, Andorra, Islanda, Lihtenshtajni, Monako, Norvegjia, San Marino, Maqedonia e Veriut, Japonia, Australia, Mikronezia, Zelanda e Re, Singapori e Tajvani.