Qeveria e Rusisë ka zgjeruar listën e vendeve armiqësore, pasi këto shtete i vunë Rusisë sanksione.
Siç raportoi mediumi rus “TASS” të dielën, shtetet “e reja” armiqësore për Rusinë janë Bermuda, Territori britanik i Antarktikut, Ishujt Falkland, Montserrat, Ishujt Pitcairn, Territori Britanik i Oqeanit Indian, Shën Helena, Ascension dhe Tristan da Cunha, Gjeorgjia e Jugut, Ishujt Sandëich, Akrotiri dhe Decelia, Turks e Caicos dhe Ishujt Kajman.
Në nisje të agresionit rus mbi Ukrainë, kur bota perëndimore kishte reaguar duke e sanksionuar Rusinë, Kremlini pati thënë se vendet që do ta sanksionojnë territorin rus, do të njihen si armike.
Serbia e Bjellorusia janë ndër shtetet në Evropë që s'e kanë sanksionuar Rusinë.
-
Rusët publikojnë listë me top shtetet më armike
-
Britania e Madhe me pako të re sanksionesh kundër Rusisë
-
Kallas u bën thirrje vendeve të Azisë Juglindore të kërkojnë alternativa ndaj naftës ruse
-
Britania dërgon ushtrinë për të penguar nëndetëset ruse nga ujërat e saj
-
Inteligjenca lituane: Rusia po i zgjeron njësitë ushtarake në kufijtë e NATO-s