Rusia ka lëshuar urdhërarrest për tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, për të cilët ka kërkuar që të futen në sistemin e kërkimit të INTERPOL-it, ka mësuar KOHA.
Ata dyshohet se po kërkohen nga Rusia për një rast të vitit 2019 në veri të Kosovës, ku ishte arrestuar një shtetas rus.
Rusia ka më shumë se 100 mijë të kërkuar. Lista është rritur veçanërisht pas pushtimit të Ukrainës.
Në mesin e të kërkuarve është edhe një kryeministre. Kaja Kallas e Estonisë së fundmi është pjesë e listës së të kërkuarve nga Rusia.
KOHA ka dërguar pyetje në autoritetet e Kosovës, por deri tash s’ka marrë konfirmim.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy persona të kërkuar, njëri nga Polonia e tjetri nga Turqia
-
Rusia e vendos Zelenskyn në listën e të kërkuarve
-
GJNP-ja lëshon urdhërarreste për dy komandantë të lartë rusë
-
Fletarresti për disa zyrtarë policorë të Kosovës, Sveçla: Prej Rusisë s’pritet asgjë mirë
-
Kryeministrja estoneze: Rusia s’do të më frikësojë mua