Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rusia: Kosova po na provokon qëllimshëm

Foto: REL

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka dalë sot me një komunikatë ku ka dënuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shpallur person të padëshirueshëm një zyrtar rus të UNMIK-ut.

Rusia vlerëson se Kosova po e provokon qëllimshëm, thuhet në komunikatë, përcjell “B92” të martën.

Sipas Rusisë, Kosova po e bën këtë për të ashpërsuar marrëdhëniet ndëretnike, për të diskredituar OKB-në dhe për të minuar “rolin konstruktiv të Rusisë në Ballkan”.

"Është dëshirë e autoriteteve të Kosovës për të hequr qafe ata që mund të vërejnë objektivisht politikën destruktive të Prishtinës në zonat e provincës ku jetojnë serbët. Ne dënojmë fuqishëm çdo përpjekje për të kufizuar aktivitetet ose për të dëbuar misionin e OKB-së nga Kosova”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Ky është rasti i dytë në pak javë që zyrtarët rusë në kuadër të UNMIK-ut, mision i OKB-së, shpallen non-grata. Më herët ishin shpallur dy të tjerë për rol destruktiv në vend.

Artikuj të ngjashëm