Beograd, 20 dhjetor – Denoncimi që kishte bërë ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku, kundër shefit serb të diplomacisë, Ivica Daçiqit, është penguar nga Rusia e Kina të përfshihet në rendin e ditës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shkruan sot e përditshmja e Beogradit, “Novosti”, transmeton Koha.net.
Ambasadorja Çitaku muajin e shkuar kishte bërë kallëzim kundër Daçiqit, sepse botërisht e kishte shfaqur certifikatën e lindjes së saj nga viti 1990, duke dashur kështu para anëtarëve të KS të OKB të argumentojë se shqiptarëve u jepeshin dokumente edhe në gjuhën serbe edhe angleze, siç shkruan “Novosti” (duhet: në gjuhën shqipe – sqarim ynë). Ai po ashtu kishte synuar të argumentonte se Çitaku kishte shtetësi serbe, por kjo e akuzoi Daçiqin për vjedhje të arkivave nga Kosova në kohën e okupimit prej Serbisë.
{gallery}
Përfaqësuesja e Prishtinës pas këtij gjesti kishte “mbledhur letrat” , ndërsa kryediplomatit serb i kishte bërë vërejtje që kishte prezantuar të dhëna private dhe ishte paraqitur ashtu agresiv në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.
Padinë e saj ndaj tij, sipas kësaj gazete e kishte mbështetur Britania e Madhe, por e kishin bllokuar Rusia e Kina, transmeton Koha.net.
-
Daçiqi në seancën e OKB-së ia tregon certifikatën e Serbisë Çitakut, ajo i përgjigjet
-
S’kalon propozimi i Rusisë për seancë të jashtëzakonshme për Kosovën në KS të OKB-së
-
Këshilli i Sigurimit të OKB-së sot shqyrton raportin për Kosovën
-
Ishte paralajmëruar të shtyhej seanca e KS për Kosovën, por Daçiq thotë se do të mbahet më 31 tetor
-
Daçiq: Jam i gatshëm t’i bart pasojat nëse kam gabuar me Çitakun