Në seancën e OKB-së për Kosovën, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka paraqitur një certifikatë të lindjes të Serbisë, që mbante emrin e ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, duke thënë se ajo shtetase e Serbisë dhe se kurrë nuk ka hequr dorë nga kjo shtetësi.
Në anën tjetër, Çitaku është përgjigjur në rrjetin social Facebook duke thënë se “për arsye të pakapshme, kolegët tanë serbë menduan se ishte ide e mirë të gjenin një kopje të ‘certifikatës sime të lindjes’ dhe ta prezantojnë para Këshillit të Sigurimit. Teksa vlerësoj interesimin e tyre për figurat politike të Kosovës, më duhet të them se ka kaluar në obsesion të skajshëm”.
“P.S. Serbia ka vjedhur regjistrin civil, të dhënat kadastrale, artefaktet e të tjera. Ata s’kanë turp, e nuk e fshehin”, ka shkruar tutje ajo.
-
Rusia e Kina bllokojnë akuzën e Çitakut kundër Daçiqit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
-
Daçiqi provokon Çitakun në përfundim të seancës së KS të OKB-së
-
Çitaku: Heqja e vizave për shtetasit me pasaporta të Serbisë, debakël politik për Qeverinë Kurti
-
Çitaku për Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Mjerim e marrëzi që Qeveria e solli punën në këtë pikë
-
Daçiq: S’do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës e as anëtarësim në OKB