Rusia “dënon fuqishëm” planet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që t’i shesë sistemet antitank “Javelin” Kosovës, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova.
Ajo ka thënë se kjo minon dialogun Kosovë – Serbi.
“Po flasim për çfarëdo përpjekje për të armatosur strukturat ilegale paramilitare të Prishtinës. Mospërfillja e të drejtës ndërkombëtare dhe dispozitave të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë, tregojnë se Washingtoni dhe aleatët po minojnë përparimin e negociatave për çështjen e Kosovës dhe rrisin rrezikun për destabilizim si në provincë, ashtu edhe në rajonin e Ballkanit”, ka thënë Zakharova, raporton “Novosti”.
Ditë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e raketave “Javelin” dhe e dërgoi çështjen në Kongresin amerikan. Bëhet fjalë për blerjen e 246 raketave për 75 milionë euro.
LEXO EDHE:
-
Republikanja proserbe kundërshton blerjen e raketave nga Kosova
-
Maqedonci: Raketat “Javelin” do t’i kemi në kohën e duhur
-
“Javelin” pjesë e inventarit të FSK-së, kryhet pagesa e parë
-
Rusia nuk do të pranojë bisedimet për armët sipas kushteve të SHBA-së
-
Militarizimi i rajonit – Serbia shihet si shtet që paraqet rrezik potencial për fqinjët